Lajme
Ambasadori gjerman: Në fillim të vitit tjetër do të liberalizohen vizat për Kosovën

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur optimist se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.
Rohde është treguar i prerë pasi është pyetur se a do të hiqen vizat në muajin shkurt ose mars, duke thënë se “përgjigjja më e shkurtër nga pikëpamja e tanishme është po”.
“Përgjigjja pak më e gjatë është që të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren, ku në kuadër të një projekti, ku kanë marrë pjesë nxënës nga vende të ndryshme. Dhe kam thënë edhe aty që liberalizimi i vizave është një anakronizëm. Pra, ajo që është e rëndësishme është edhe deklarata e ministrave të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës, të cilët kanë deklaruar se duhet të ketë liberalizim të vizave për Kosovën sa më shpejt, sepse procesi është vonuar”, është shprehur ambasadori për transmetuesin publik, shkruajnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli Librat që promovohen në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, janë: "Bota shpirtërore në krijime të veçanta",...
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare