Lajme
Ambasada e SHBA-së i quan të papranueshme sulmet ndaj policisë, mediave dhe civilëve

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në gjithë territorin e Kosovës.
“SHBA-ja është e shqetësuar nga përgjigjja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës, i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, reagim krejt tjetër ka pasur kryediplomati i BE-së, Josep Borell, i cili ka thënë janë të papranueshme veprimet e njëanshme që cënojnë sigurinë.
E-Diaspora
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare Regi Beck GmbH në Regensdorf ofron kuzhinën tradicionale shqiptare dhe atë italiane ndërsa pjesa e furrës...
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës