Lajme
Ambasada e Kosovës në Itali njofton mërgimtarët që dëshirojnë të votojnë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali së fundmi ka njoftuar bashkatdhetarët lidhur me votimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Duke parë interesimin e tyre për të përmbushur të drejtën dhe obligimin qytetar për të votuar në Zgjedhjet e Përgjithshme me 9 shkurt 2025, si dhe për të shfrytëzuar mundësinë që Institucionet e Kosovës ofrojnë për herë të parë votimin përmes postës brenda territorit të Italisë dëshirojmë t’ju tërheqim vëmendjen juve që keni zgjedhur të votoni në këtë formë, se zarfin duhet ta dërgoni ekskluzivisht në kutinë postare, në këtë adresë: Ambasciata Repubblica Kosovo, CS Fiumicino, Casella Postale 6000, 00054 Fiumicino RM
Ambasada thekson se zarfet nuk duhet të adresohen në Via Tolmino 12.
Po ashtu, ju informojmë se forma e vetme e dërgesës postare që duhet të përdorni është “Raccomandata Semplice” R4 (senza cartolina di ritorno), shkruan ambasada.

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











