Jeta në Zvicër

Amazon redukton ofertat online për klientët nga Zvicra

Blerësit në Zvicër nuk do të jenë më në gjendje të blejnë  nga faqja e Amazon për shkak të ndryshimeve të fundit në ligjin zviceran të taksave mbi vlerën e shtuar.

Përjashtimet do të bëhen për libra dhe aplikacione elektronike,përcjell albinfo.ch

Nga 26 dhjetor 2018 konsumatorët e Amazon.com dhe faqeve të tjera të Amazon jashtë BE-së nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë porosi jo-digjitale në Bashkimin Doganor Zviceran, tha Amazon të hënën.

Gjigandi online tha se konsumatorët që dëshirojnë të dërgojnë porosi në Zvicër duhet të përdorin faqet e internetit Amazon në Bashkimin Evropian – Amazon.de

Firma tha se i vjen keq për ndryshimin  dhe shqetësimin e klientëve, e cila ishte bërë për shkak të “ndryshimeve në ligjin zviceran të vlerës së shtuar të taksave”.

Nga 26 dhjetori, blerësit zviceranë gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të blejnë artikuj online nga vendet e tjera të Amazon jashtë BE-së.