Lajme
Amazon, në proces gjyqësor
Një tjetër proces gjyqësor, i propozuar për veprim nga një firmë ligjore në Seattle, duket se i është shtuar numrit të madh të hetimeve rreth kompanisë “Amazon”, shkruan Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Padia, e paraqitur në Gjykatën Federale në Nju-Jork për llogari të librarisë “Bookends and Beginnings”, Çikago, pretendon se “Amazon” ka ndërhyrë për të rregulluar çmime fikse të librave të shtypur.
“Kontratat kufizuese të Amazon me botuesit kryesorë e kanë bërë të pamundur për librashitësit që të përpiqen të mposhtin “Amazon” me çmim”, pretendon firma ligjore “Hagens Berman” në padi.
Kontratat, me botuesit Hachette, Harper Collins, Macmillan, Penguin Random House dhe Simon & Schuster, të njohura si “Big Five”, i ndalojnë botuesit të shesin libra te shitësit e tjerë me më pak se çmimi që ata ofrojnë në Amazon, sipas Hagens Berman, që i cilësojnë këto si antikonkurruese.
Amazon nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me akuzat në padi.
Amazon po përballet me hetime të vazhdueshme antitrust nga avokatët e përgjithshëm në Kaliforni, Nju-Jork dhe Uashington.
Gati 90 % e shitjeve në internet e librave të shtypur kalojnë nëpër Amazon, sipas një raporti të vitit të kaluar nga nënkomiteti i Dhomës së Antitrustit.
Kompania është, gjithashtu, përgjegjëse për 50 % të të gjitha shitjeve të librave të shtypura, po sipas këtij raporti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










