Sport
Aliji përplaset me tifozët e skuadrës së tij
Ai ka publikuar një foto në ‘Instagram’ me makinën e re, por kanë reaguar tifozët e Kaiserslauternit, pasi skuadra gjermane nuk po kalon momente të mira në Bundesligan e dytë gjermane

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji është në telashe me tifozët e tij. Kjo jo për shkak të paraqitjeve, por për shkak të një foto të publikuar në ‘Instagram’, shkruan albinfo.ch.
Ai ka postuar foton, duke iu treguar tifozëve për makinën e tij të re, megjithatë pas kësaj foto, kanë reaguar tifozët e Kaiserslauternit, pasi skuadra nuk po kalon në momente të mira në Bundesligën e dytë gjermane.
Por, futbollisti nga Kumanova e Maqedonisë ka reaguar më pas, duke u shprehur se e gjitha ka qenë një keqkuptim.
“Duke u përgatitur për ndeshjen kundër Bochumit. Të hënën duam të sigurojë tri pikët. Nëse qëndrojmë të bashkuar dhe japim gjithçka, atëherë do t’ia dalim përsëri. Unë padyshim do të jap maksimumin. E di që disa tifozë kanë diskutuar për foton time me makinën.
Por unë thjesht kam plotësuar një ëndërr timen, për të cilën kisha kursyer për shumë kohë. Kjo nuk do të thotë se nuk jam me zemër dhe shpirt i përkushtuar ndaj FCK”, ka thënë mbrojtësi i majtë.
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”