CH-Ballkani
Alarmohet për kthimin e vizave për Shqipërinë
Ish-presidenti, Bujar Nishani, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, vlerësoi se Shqipëria është e rrezikuar, pasi kërkesa për azil nga qytetarët e Shqipërisë është katastrofale dhe se krimi i organizuar me bazë trafikun e drogës në majat më të larta të 25 viteve të fundit, transmetonalbinfo.ch.
“Shqipëria mbërriti në këtë derexhe nga një situatë krejt normale në 2007, dhe sipas tij arriti kulmin në vitet 2015-2017, përmes një qetësie olimpike të aktorëve përgjegjës, duke menduar se duke i vënë në gjumin e hashashit shqiptarët, nuk do ndihej askush tjetër”, ka shkruar ish presidenti.
Ai thekson se qeveritë dhe institucionet e vendeve anëtare evropiane kane filluar të shohin rrezikun dhe kërcënimin e dëmit që po u bëhet qytetarëve të tyre nga lëvizja masive nga Shqipëria dhe kryesisht strukturimi mafioz i grupimeve dhe rrjetit të trafikimit të drogave.
Pas këtij statusi ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. “Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave, shërim të shpejtë!”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









