Lajme
Gjenerali polak: Duhet të përgatitemi për konflikt të gjithanshëm
Polonia duhet të përgatisë ushtarët e saj për konflikt të gjithanshëm. Alarmin e ka ngritur shefi i Shtabit të forcave të armatosura polake, ndërsa vendi rrit numrin e trupave në kufirin e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë. Deklaratën e tij gjenerali polak Wieslaw Kukla e dha gjatë një konference për shtyp.
“Sot, ne duhet të përgatisim forcat tona për konflikt në shkallë të plotë, jo një konflikt të tipit asimetrik. Kjo na detyron të gjejmë një ekuilibër të mirë mes misionit kufitar dhe ruajtjes së intensitetit të stërvitjes në ushtri”.
Duke folur në të njëjtën konferencë, zëvendësministri i Mbrojtjes së Polonisë, Pawel Bejda, tha se që nga muaji gusht numri i trupave që ruajnë kufirin lindor të Polonisë do të rritet në 8 mijë nga 6 mijë aktual, me një praparojë shtesë prej 9 mijë trupash në gjendje të rritet brenda 48 orëve.
Marrëdhëniet e Polonisë me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë janë përkeqësuar ndjeshëm që kur Moska dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainën fqinje më 24 shkurt 2022, duke nisur një luftë që ende po zhvillohet, transmeton Cnn, përcjell albinfo.ch.
Por, një sulm i mundshëm rus ndaj NATO-s është akoma i largët. Kështu është shprehur Shefi i Aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg.
“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të afërt ushtarak kundër ndonjë aleati të NATO-s dhe Rusia është plotësisht e preokupuar me luftën kundër Ukrainës”.
Në lidhje me idenë e pranimit të Ukrainës në NATO, Stoltenberg shprehet se është akoma herët që kjo gjë të ndodhë dhe nuk dihet saktësisht se kur.
Në rrugën drejt aderimit në NATO, Ukraina duhet të bindë vendin më skeptik të Bashkmit Europian, Hungarinë.
Ministri i Jashtëm hungarez ka bërë të ditur se “anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është i realizueshëm për shkak të rrezikut të konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë”.
Kreu i diplomacisë hungareze kritikoi gjithashtu “ndryshimin në kriteret për të qenë një aleat i NATO-s, i cili tani duket se përfshin mbështetjen për Ukrainën, në vend që të fokusohet në mbrojtjen kolektive dhe forcën e brendshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













