Lajme
Aktivitetet e verës që largojnë stresin
Vera është një nga periudhat më me shumë aktivitete gjatë gjithë vitit. Por, ato që ju bëni gjatë pushimeve apo fundjavave në plazh, nuk do të thotë se ju mbajnë larg stresit.
Në një shkrim të The Huffington Post, sugjerohen disa mënyra të efektshme, të cilat do t’ju ndihmojnë që të mbani larg stresin, gjatë ditëve të nxehta të verës dhe pushimeve.
1. Konsumoni çdo ditë shalqi
Largoni çokollatat. Vera dhe ëmbëlsirat nuk shkojnë bashkë gjatë verës. Në ditët e nxehta është mirë të konsumoni frutat e stinës. Një studim i vitit 2014, i Universitetit të Floridës, ka zbuluar se shalqini mban presionin e gjakut të ulët tek personat mbi peshë dhe gjithashtu përmban likopenë, e cila parandalon stresin.
2. Bëni shëtitje në plazh
30 minuta ecje në ditë, ju bën mirë për gjithçka. Madje edhe për të reduktuar stresin.
3. Provoni të bëni joga
Gjatë verës mund t’i bashkoheni grupeve të cilët e aplikojnë jogën, ose nëse tashmë keni mësuar disa taktika, mund t’i provoni ato edhe individualisht. Ushtrimet e relaksit ju ndihmojnë gjithmonë të mbani stresin larg.
4. Nxirrni qenin për shëtitje
Një shëtitje me qenin mund t’ju bëjë mirë edhe për humorin, përveçse mban stresin larg.
5. Eksploroni natyrën
Shëtijet me varkë dhe eksplorimi i natyrës është një tjetër mënyrë për të reduktuar stresin.
6. Lexoni gjatë qëndrimit në rërë
Mbani gjithmonë një libër pranë teksa pushoni pranë detit.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









