Maqedonia

Aktivistja nga Gostivari, Xhemile Fetaji, sjell donacion për familjet e viktimave nga zjarri në Tetovë

Aktivistja nga Gostivari, Xhemile Fetaji, ka ndihmuar familjet e viktimave nga zjarri në Tetovë, që kishte ndodhur muaj më parë.

Ndihma është realizuar së bashku me organizatën “For Children Smile” dhe Gjysmë hëna e kuqe e Turqisë, si dhe Kryqin e Kuq të Maqedonisë Veriore, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 8 shtator të këtij viti, kur si pasojë e një zjarri humbën jetën 14 viktima.

Kjo ndihmë është e mirëseardhur për këto familje, që kanë nevojë për përkrahje.

Aktivistja nga Gostivari, Xhemile Fetaji, u ka shprehur ngushëllime për vdekjen e më të dashurve, duke u premtuar përkrahje.