Lajme
Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari shqiptar në Itali
Raportohet se një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Itali.Sipas burimeve nga mediat e huaja, ai ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit, përcjell albinfo.ch.
Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, tha se ai ndërroi jetë pasi iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit dhe teksa po ktheheshin në shtëpi, furgoni është përplasur me një kamionçinë në buzë të rrugës.
Kamionçina, që i përket një kompanie nga Agrigento, dyshohet se kishte ndaluar për shkak të një avarie.Pas aksidentit, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni që zgjati gjatë natës e së shtunës dhe orëve të para të së dielës, por nuk u mbijetoi plagëve.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të përfshira, furgonit dhe kamionçinës, kanë pësuar lëndime të lehta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









