Kosova
Aksident në “Rrugën e Kombit”, raportohet për 5 kosovarë të lënduar, mes tyre edhe dy fëmijë
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00 në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Milotit, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave në Shqipëri, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë “Golf” me targa të Kosovës dhe një “Mercedes”, me targa të Shqipërisë.
Nga aksidenti, sipas “ReportTv”, pesë persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve dhe dy fëmijë.
Gjithnjë sipas raportimeve nga Shqipëria, të lënduarit janë të gjithë nga Kosova dhe nga e njëjta familje, të cilët thuhet se janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Thuhet se të njëjtit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja e tyre.
Ndërsa drejtuesi i “Benzit”, i cili udhëtonte i vetëm, raportohet se mori lëndime të lehta.
Nga aksidenti u bllokua për disa minuta “Rruga e Kombit”, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e fortë është bërë parakalimi i gabuar i “Golfit”, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin e mjetit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










