E-Diaspora
Aksident mes çiklistit dhe motoçiklistit, humb jetën një kosovar 61-vjeçar
Pasditen e hershme të së enjtes, në Komunën Rheineck të St. Gallenit, është shkaktuar një aksident në mes të një çiklisti dhe një motoçiklisti. Sipas komunikatës policore, në këtë aksident jetën e ka humbur në vendngjarje një person 61-vjeçar
Të enjten pasdite rreth orës 13.20, një aksident fatal ka ndodhur në rrugën “Bahnhofstrasse” në Rheineck SG. Sipas hetimeve të deritanishme policore, një biçiklist 61-vjeçar ka qenë duke dalur nga hapësira e Coop-it. Nga atje ai iu bashkua komunikacionit në rrugën “Bahnhofstrasse”.
Aty ai është përplasur me një motoçiklist 55-vjeçar. Çiklisti 61-vjeçar kosovar nuk iu mbijetoi plagëve të marra, pavarësisht përkujdesjes së menjëhershme mjekësore. Motoçiklisti kaloi pa ndonjë lëndim, informon më tej Albinfo.ch.
Për momentin ende mbetet e paqartë se si ka ndodhur saktësisht aksidenti, ndërsa hetimet janë duke vazhduar deri në ndriçimin e plotë të rastit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









