Lajme
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Raportohet se një aksdient i rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, përcjell albinfo.ch.
Policia italiane tregon se viktima është A. Vocaj, shtetas shqiptar i moshës 20-vjeçare.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu po udhëtonte me motor kur për shkaqe momentalisht të paqarta, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në anën e kundërt të rrugës.
Në atë moment, ai është përplasur me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar italian, i cili nuk mundi të shmangte ndeshjen me motorin.
Për pasojë, i riu shqiptar gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Dyshimet paraprake të hetuesve janë se 20-vjeçari mund të ketë përfunduar në kahun e kundër të rrugës, pasi u godit nga një makinë tjetër, megjithatë hetimet për rastin vijojnë.
Nuk përjashtohet as mundësia e një manovre të gabuar, apo që i riu shqiptar mund të jetë ndier keq papritur.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













