Sport
Albion Ajeti në minutat shtesë të lojës gjunjëzon FC Sion
Albian Ajeti është aktivizuar deri më tani me ekipet kombëtare të moshave të Zvicrës, ndërsa nuk ka bërë ende zgjedhjen se për cilin ekip të parë përfaqësues do të luajë
Java e shtatëmbëdhjetë e Kampionatit futbollistik të Zvicrës,konsiderohet javë suksesi për futbollistët Albian Ajeti dhe Jahmir Hyka,të cilët si golashënues të dyfishtë u sollën fitore të vlershme skuadrave të tyre.
Hyka në pozitën e mesfushorit tek FC Luzen ka shënuar në minutat 51 dhe 58 të pjesës së dytë të lojës duke ngritur rezultatin në 3me 0 ndaj FC Vaduz,të Principatës së Lishtenshtajnit . Me këto pikë të arkëtuara skuadra bardhë e kaltër e titullarëve Jahmir Hyka e Hekuran Kryeziu ngjitet në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit, ndërsa FC Vaduz i Albion Avdijat ,i cili në këtë takim as që ishte ftuar nga trajneri Giorgio Contini ngelet edhe më tutje në vendin e fundit me vetëm 15 pikë të tubuara.
Në anën tjetër FC.ST. Gallen e Albian Ajetit dhe Albert Bunjakut, i cili në ndeshjen e sotme ndaj FC Sion u aktivizua në minutat e fundit të lojës shënoi fitore falë efikasitetit të sulmuesit Albian Ajeti i cili në minutat shtesë të lojës i sjell fitoren FC.ST. Gallen ndaj skuadrës solide të Sionit me rezultatin 2me 1
Mysafirët ishin të parët që erdhën në avantazh në minutën e 45-të të pjesës së parë të lojës nëpërmjet qendërsulmuesit Elsad Zverotiq.
Pushimi prej pesëmbëdhjetë minutave ndërmjet dy pjesëve sikur i këndelli vendasit. Ata u konsoliduan në mbrojtje dhe sulm dhe shtuan aksionet me rrezik serioz ndaj portës kundërshtare. Në minutën 63 Ajeti i shërbyer nga Marco Aratore mposht portierin Mitryshkin të Sionit duke barazuar rezultatin në 1me 1. Njëzeteshtatë minutat e mbetur të lojës ishin minuta të shpresës për futbollistët vendas të cilën me gjithë rastet e shumta nuk shënuan.
Kur afër dymbëdhjetë mijë shikues menduan që skuadrat e takimit të sotëm FC . St. Gallen dhe FC. Sion ndanë pikët në skenë rishfaqet djaloshi me origjinë nga Podujeva,Albion Ajeti dhe në sekondat e fundit të lojës bënë hetrik duke i sjellur skuadrës së tij pikët e arta,ngase FC. ST. Gallen këtë kampionat e pati nisur keq. FC. ST. Gallen në saje të lojës së bukur të Ajetit të ri e mjaft ambicioz ik nga rreziku duke u plasuar në vendin e gjashtë të renditjes tabelore me 21 pikë aq sa ka edhe i pesti FC. Grasshopper i Cyrihut.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












