Kosova
AI vlerëson kompensimin e grave të dhunuara, por thotë se drejtësi s’ka akoma
Amnesty International ka publikuar raportin e fundit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë.
“Pothuajse dy dekada pasi mijëra gra dhe vajza në Kosovë janë përdhunuar sistematikisht gjatë konfliktit të armatosur në vitet 1998-99, të mbijetuarat do të fillojnë të marrin njohje zyrtare të shumë pritur dhe dëmshpërblime. Deri tani, vetëm disa prej autorëve të krimeve janë dënuar, ndërsa të mbijetuarat vazhdojnë të luftojnë për drejtësi”, thotë Amnesty International në këtë raport, përcjell albinfo.ch.
Raporti i titulluar “Plagë që të djegin shpirtin”: kompensim për të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës, por drejtësi s’ka akoma, nxjerrë në pah pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të dhunës seksuale që kanë përjetuar të mbijetuarat, të cilat, deri tani, janë margjinalizuar nga shoqëria dhe nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria.
“Të mbijetuarit e dhunës së llahtarshme seksuale janë zhgënjyer për vite me radhë nga komuniteti ndërkombëtar dhe qeveritë e njëpasnjëshme. Fajtorët i kanë shpëtuar drejtësisë, ndërsa të mbijetuarat janë margjinalizuar, harruar dhe ju është mohuar drejtësia. Kjo ka filluar të ndryshojë, por mbetet akoma shumë për të bërë”, deklaroi Gauri van Gulik, zëvendësdrejtoreshë e Amnesty International për Evropën.
Nga janari i 2018-ës, ato do kenë të drejtë të marrin një shpërblim mujor prej 230 euro si dëshmshpërblim për pasojat fizike, psikologjike, ekonomike dhe sociale që dhuna seksuale ju ka shkaktuar.
“Shpërblimi që iu mundësohet së shpejti është financiarisht dhe simbolikisht i rëndësishëm, por për shumë prej tyre do të jetë shumë pak, dhe shumë vonë”, tha Gauri van Gulik.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










