CH-Ballkani
Afro 67 mijë kosovarë kërkuan azil në Evropë gjatë vitit 2015
66.885 është numri i shtetaseve kosovarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2015.
Këto informacione i sjell raporti më i fundit i Eurostat (agjenci për statistika e BE-së) ku bën më dije se 5% e emigrantëve për vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Eurostat në informacionet e publikuara, Kosovën e njeh me fusnotë, duke e vendosur pas Sirisë, Afganistanit dhe Irakut. Kurse, Shqipëria renditet në vendin e pestë me 65.935 shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015.
Në dokument paraqitet gjithashtu edhe destinacioni i më i kërkuar nga shqiptarët që është Gjermania, vend në të cilin ka patur 53.805 kërkesa për azil. Ndërkohë, raportohet se në vitin 2015, ka patur një rekord sa i përket numrit total të kërkesave për azil, teksa shifrat i kanë kaluar 1.2 milionë persona, shkruan albinfo.ch.
Eurostat ka publikuar raportin më të fundit për azil-kërkuesit, në të cilin bëhet me dije se në total, 65.935 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian. Sipas dokumentit, destinacioni më i kërkuar nga shqiptarët ka qenë pikërisht Gjermania, në të cilin janë depozituar gjithsej 53.805 aplikime.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













