Kosova
Afro 5 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia
Raportohet se rreth 4 mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2021, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ky numër është dukshëm më i lartë se një vit me herët, kur nga shtetësia kishin hequr dorë 3 mijë e 600 persona.
Ndërkohë, zyrtarë nga Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia është moslejimi i dyshtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian, ku kanë migruar shumë kosovarë.
Ndryshe nga viti 2020, kur nga shtetësia e Kosovës hoqën dorë rreth 3 mijë e 600 persona, numri i kosovarëve që janë liruan nga shtetësia deri në fund të nëntorit të këtij viti është dukshëm më i lartë se vitin e kaluar.
Behar Haziraj, zyrtar i lartë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, në një prononcim për Radio Kosovën, tregon numrin e atyre që për arsye të ndryshme hoqën dorë nga shtetësia.
“Gjatë periudhës janar – nëntor të vitit 2021 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithshej 4 mijë e 594 persona. Prej tyre, meshkuj janë 2 mijë e 359, ndërsa 2 mijë e 235 janë femra. Këto janë të dhëna statistikore të përpunuara deri në muajin nëntor, ndërsa meqë muaji dhjetor nuk ka përfunduar ende, të dhënat për këtë muaj nuk i kemi”, tha ai.
Arsyeja kryesore që shtyn kosovarët të heqin dorë nga shtetësia është ndalimi i dyshtetësisë në shumë vende të BE-së, pohon Haziraj.
“Arsyet pse këta personat heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, tha Haziraj.
Gjatë periudhës janar – nëntor 2021 shtetësinë e Kosovës e kanë fituar 362 persona. Ndërkohë, sipas të dhënëva të MPB-së, nga 2017 e deri në vitin 2020, nga shtetësia kanë hequr dorë 20 mijë e 113 kosovarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”















