Jeta në Zvicër
Afgani që theri gruan 56 herë dënohet me 18 vjet
Ai u mundua të mbyste gruan e tij, para se ajo të ikte në kopsht. Afgani e ndoqi atë deri në kopsht me një thikë kuzhine dhe e theri atë 56 herë
Një afgan 42-vjeçar është dënuar me 18 vjet burg, për shkak se vrarë gruan e tij, duke e therur 56 herë, shkruajnë mediat zvicerane.
Afgani gjithashtu është dënuar me 50 franga në dëmtimin e secilit prej tre fëmijëve të tij, të cilët tani po jetojnë në kujdes, njoftoi Agjensia e Lajmeve “ATS”.
Rasti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2015, kur pas një grindje në mes burrit dhe gruas së tij 30-vjeçare në apartamentin e tyre në Gipf-Oberfrick, në kantonin e Aargaut, ndërsa fëmijët e tyre të moshës 6, 9 dhe 11 vjeç ishin në shkollë.
Ai u mundua të mbyste gruan e tij, para se ajo të ikte në kopsht. Afgani e ndoqi atë deri në kopsht me një thikë kuzhine dhe e theri atë 56 herë, përcjell albinfo.ch.
Një fqinj kishte ardhur në vendin e ngjarjes dhe e thirri policinë, që e gjetën gruan e vdekur në kopsht.
Presidenti i Gjykatës së Qarkut të Laufenburg e quajti aktin një “masakër” dhe tha se njeriu ishte një “grabitqar që e preu gjahun e tij derisa vdiq”.
Pas mohimit fillimisht të fakteve, i akuzuari më vonë pranoi se ai e vrau gruan e tij, por tha se nuk kishte ndërmend të bënte. Familja afgane kishte shkuar në Zvicër si azilkërkues në vitin 2011. Kërkesa e tyre për azil u refuzua, por ata qëndruan në Zvicër në bazë të provigjoneve për arsye humanitare, tha “ATS”.
Gruaja dhe fëmijët e tyre ishin mirë të integruar, por jo burri, sipas gjykatës. Disa muaj para vrasjes, policia ishte thirrur në shtëpinë e kësaj familje, kur burri afgan kishte kërcënuar një fqinj me thikë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













