Lajme
Aeroporti që ndalon fluturimet e natës

Aeroporti “Schiphol” i Amsterdamit në Holandë do të ndalojë fluturimet e natës dhe avionëve privatë nga viti 2025 për shkak të ndotjes akustike.
Sipas njoftimit nga aeroporti, për një transport ajror më të qetë, të pastër dhe të mirë duke filluar nga vitit 2025 nuk do të lejohet që avionët të nisen në periudhën 00:00-06:00 ndërsa gjithashtu nuk do të lejohet aterimi i tyre në periudhën 00:00-05:00.
Gjithashtu në njoftim u bë e ditur se do t’u ndalohet përdorimi i aeroportit, avionëve privatë dhe modeleve që shkaktojnë shumë zhurmë.
“E vetmja rrugë në kuadër të masave aktuale për të rifituar besimin e punonjësve, fqinjëve, politikanëve dhe shoqërisë është kjo”, tha Ruud Sondag, drejtor ekzekutiv i “Schiphol” duke shtuar se kanë hequr dorë nga ndërtimi i një piste të re të nisjes.
Avionët privatë nuk do mund të fluturojnë
Më tej në njoftim bëhet e ditur se me këtë ndalesë do të ketë 10 mijë fluturime më pak, duke tërhequr vëmendjen se 17.500 persona që jetojnë përreth aeroportit “Schiphol” do të shqetësohen më pak dhe se numri i njerëzve që kanë probleme me gjumin do të jetë 13.000 më pak.
Theksohet se avionët privatë në krahasim me fluturime komerciale shkaktojnë 20 herë më shumë gjurmë karboni për person dhe se nga viti 2025 do të ndalohen plotësisht fluturimet e avionëve privatë.
Reagime të ndryshme ndaj vendimit
“KLM Royal Dutch Airlines” reagoi rreth vendimit me arsyetimin se “është marrë pa përfshirë kompanitë në një vendim që prek seriozisht kompanitë ajrore”.
Vendimi mori mbështetjen e deputetëve të partive të gjelbër dhe të majtë ndërsa deputeti Daniel Koerhuis nga partia e kryeministrit Mark Rutte, e kritikoi vendimin duk e cilësuar si “të njëanshëm”.
Grupet mjedisore në Holandë mbajtën protestë në aeroportin “Schiphol” në nëntor 2022 me kërkesën për reduktimin e numrit të fluturimeve si dhe pakësimit të përdorimit të fluturimeve ndërsa bllokuan nisjen e avionëve duke hyrë në pistën ku ndodhen avionët privatë.
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj