Kuriozitete
Aeroporti më luksoz në botë: Kinema, xhakuzi, pishinë e lojëra për fëmijë
Sikur të mos mjaftonin këto, aeroporti është i mbushur me kopshte botanike, të cilat kanë bimë si luledielli, orkide, kaktus, por edhe flutura dhe një pellg me peshq të kuq
Aeroporti Changi i Singaporit u shpall këtë vit për të gjashtin vit radhazi si aeroporti më i mirë në botë, një çmimi i dhënë nga portali i vlerësimit Skytrax.
Arsyet për dhënien e çmimit bëhen shumë të qarta sapo kontrollon një listë të shërbimeve shtesë që ai afron.
Si fillim, për ata që duhet të presin një kohë të gjatë deri në fluturimin e tyre, ka salla kinemaje që shfaqin pa pagesë filmat më të fundit, shkruan ‘Scan’.
Ndërsa për udhëtarët që duan të nisin pushimet e tyre pak më herët, apo duan ta bëjnë një udhëtim biznesi të duket si udhëtim argëtimit, aeroporti u ofron një pishinë në katin e fundit, me xhakuzi dhe një bar, përcjell albinfo.ch.
Sikur të mos mjaftonin këto, aeroporti është i mbushur me kopshte botanike, të cilat kanë bimë si luledielli, orkide, kaktus, por edhe flutura dhe një pellg me peshq të kuq.
Njerëzit që e duan argëtimin, por sidomos fëmijët shijojnë këndin e lojërave pesëkatësh dhe rrëshqitëset gjigande.
Në brendësi të tij, në hapësirën tregtare, aeroporti ka dyqane ‘duty-free’ me dizajn dhe arredim fantastik.
Krahas këtyre elementëve, udhëtarët do të vlerësojnë mbi të gjitha pastërtinë, shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve, si dhe vendet e rehatshme për të pushuar.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë















