Shqipëria
Aeroporti i Vlorës do t’u kushtojë shqiptarëve 138 milionë €
Dje kryeministri Edi Rama shpalli rezultatin e tenderit për koncesionin e aeroportit të Vlorës, një projekt fantazmagorik, për të cilin vetë dokumentet e qeverisë së tij thonë se është i pavlerë nga ana ekonomike, por që për të garantuar interesin privat të dy kompanive fituese, taksapaguesi do të detyrohet të paguajë 138 milionë euro përgjatë një periudhe dhjetëvjeçare, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Rama ka pasur projektin e Aeroportit të Vlorës një premtim elektoral në zonën elektorale ku garon vetë, deklaroi se kompanitë fituese Mabetex e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli dhe kompania YDA, një kompani turke, e cila është kontraktuar nga qeveria turke për ndërtimin e një spitali në Fier.
“Shumëzoni 104 mln euro x 23 dhe ai do jetë impakti i shtrirë në dekadë që ky aeroport do të sjellë në ekonominë e Vlorës dhe Shqipërisë. Mijëra mundësi për punësim. Do ta ndjejmë praninë e kompanive shqiptare te biletat , tarifat dhe çmime që janë në Europë. Është një kompani shqiptare dhe ne kemi mundësinë ta vëmë përpara përgjegjësisë së madhe dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja”, deklaroi Rama.
Ajo që Rama nuk deklaroi dhe që del qartë nga dokumentet e tenderit është që jo shumë janë të bindur për suksesin ekonomik të këtij aeroporti, ndërsa taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro, ose afërsisht 40 për qind më shumë se sa kostoja e ndërtimit, në rast se koncesioni dështon apo nuk realizon fitime.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












