Kosova
Aeroporti i Prishtinës njofton pasagjerët që do të udhëtojnë për Gjermani
Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar qytetarë se nga sot deri më 30 prill është planifikuar vetëm një fluturim komercial në shkuarje.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare është njoftuar se udhëtimi do të bëhet nga Prishtina për në Dusselforf me linjën ajrore EUROWINGS.
“Ju njoftojmë se nga sot deri më 30 prill është planifikuar vetëm një fluturim komercial në shkuarje! EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 13:25) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e tyre.
Që nga data 13 mars në Kosovë, kur u konfirmuan rastet e para të prekur me COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Ndër to edhe zvogëlimi i numrit të fluturimeve përmes aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












