Kosova
Njoftim me rëndësi nga aeroporti i Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se nuk ka ndalesa në pranimin e udhëtarëve, pavarësisht nacionalitetit të tyre.
Njoftimi:
“Njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve, pavarësisht nacionalitetit të tyre.
Porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës vazhdon të funksionojë me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranojë udhëtarët si me shtetësi kosovare, po ashtu edhe udhëtarët ndërkombëtarë (me dokumentacion të huaj).
Për më tej, lusim të gjithë ata që presin dhe përcjellin familjarë në aeroport, të paraqiten vetëm një nga të afërmit, meqenëse po shkaktohet tollovi në hyrje dhe po ashtu në dalje të terminalit, duke penguar në këtë mënyrë mbarëvajtjen e operimeve.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












