CH-Ballkani
Aeroplani i nisur për Cyrih kthehet dhunshëm në Prishtinë
Avioni i linjës “Edelweiss”, bëri një ulje emergjence në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, vetëm pak minuta pasi është nisur në destinacionin për Cyrih të Zvicrës
Mediat në Prishtinë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe arsye është se një shpend ka djegur njërin nga motorët e avionit, shkruan albinfo.ch
Rastin e ka konfirmuar për mediat në Prishtinë, zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.
Sipas autoriteteve të Aeroprotit të Prishtinës ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Cyrihut, do të fluturojë sonte për në destinacionin e caktuar.
Në Aeroportin e Cyrihut nuk është publikuar asnjë njoftim për incidentin në Prishtinë përveq anulimit të fluturimit WK 405, që ishte planifkuar të mbërrinte në orën 16:55.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












