Shkurt.ch
Aeroplani gjigant ushtarak sjell material për vizitën e Trumpit në Zvicër
Aeroplani ushtarak Boeing C-17, Globemaster III është i gjatë 53 metra, i gjerë 50 metra dhe zë deri në 77.5 tonelata material
Një aeroplan i madh i Forcave Ushtarake të SHBA-së ka aterruar sot në Aeroportin e Cyrihut (Kloten). Besohet se ai ka sjellë me vete materialet e nevojshme për vizitën e presidentit amerikan, Donald Trump në Zvicër, ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit (WEF).
Bëhet fjalë për një fluturake gjigante transportuese të tipit Boeing C-17, Globemaster III. Anash shkruan “US Air Force”, shkruan 20minuten.ch.
Aeroplani është i gjatë 53 metra, ka gjerësinë e krahëve 50 metra dhe zë deri në 77.5 tonelata material, transmeton albinfo.ch. Materiali që do të shkarkohet nga fluturakja do të ngarkohet në tre kamionë.
Me këtë aeroplan dhe të tjerët si ky, konsiderohet se amerikanët në Zvicër sjellin veç tjerash edhe automjete të nevojshme për Trumpin dhe delegacionin. Mediet e këtushme kanë shkruar se madje edhe helikopterët kanë vend në “barkun” e një fluturakeje të tillë.
Ardhja e Trumpit në Zvicër ka ngjallur debat në opinionin e këtushëm. Ajo po ashtu ka mobilizuar më shumë se zakonisht edhe forcat ushtarake e policore që kujdesen për sigurinë e tij dhe të Forumit të Davosit kua ai do të marrë pjesë. Krahas forcave zvicerane, për sigurinë e presidentit amerikan do të kujdeset edhe personeli amerikan i sigurisë, një pjesë e të cilit tashmë ka ardhur në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër Grupi, i njohur për repertorin e tij në muzikën rok shqiptare, do të paraqitet para publikut... -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











