Sport

Abrashi në ekipin e javës në Evropë

Në këtë formacion janë edhe yje botëror si Cristiano Ronaldo, por edhe lojtarë me emër në Evropë, si Bonucci apo Higuain

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi tregoi një paraqitje fantastike në fitoren 3:1 të Freiburgut kundër Werder Bremenit në udhëtim, shkruan albinfo.ch.

 

Ai njërin prej tre golave, dhe ishte i palodhshëm duke vrapuar shumë kilometra dhe duke mbuluar çdo pjesë të fushës. Dhe kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga revista prestigjioze “France Football” e cila e ka përfshirë shqiptarin 26 vjeçar në 11-shen më të mirë me lojtarë nga top 4 ligat më të forta të Evropës, Bundesliga, La Liga, Premierliga dhe Serie A.

 

Në këtë formacion janë edhe yje botëror si Cristiano Ronaldo, por edhe lojtarë me emër në Evropë, si Bonucci apo Higuain.

 

Kjo është hera e parë që Abrashi hyn në ekipin më të mirë të javës, derisa është njëri nga futbollistët më të dalluar në Freiburg, por edhe në Kombëtaren shqiptare.