Sport
Abrashi dhe Shaqiri të zhgënjyer me Evropianin
“A kam folur me Shaqirin për atë sfidë? Jo, nuk kam folur më aq shumë për të. Por, padyshim që të dy ishim të zhgënjyer që u larguam shpejt nga Evropiani”, deklaroi Abrashi
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka treguar për të përditshmen gjermane “Kicker” se si e ka përjetuar pjesëmarrjen në “Euro 2016” me kuqezinjtë, përcjell albinfo.ch.
“Na la pak shije të keqe në fund, por ne bëmë gjithë kombin shqiptar krenar, edhe veten gjithashtu”, u shpreh Abrashi për atë që arriti Shqipëria në Evropian. “Ne arritëm të fitonim një ndeshje. Askush nuk e priste që ne të përfaqësoheshim kaq mire”, theksoi mesfushori, i cili tregoi se kishte pasur një pritje më pak të zhurmshme se ajo pas kualifikimit në Evropian, por gjithsesi kishte pasur njerëz në rrugë.
Abrashi më pas i është bashkuar një prej shokëve të tij më të afërt, Xherdan Shaqirit dhe të dy kanë kaluar pushimet fillimisht në Ibiza e pastaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë. “Ajo ndaj Zvicrës ishte një ndeshje e mirë për të dy skuadrat, por jo me një fund të lumtur për ne”, theksoi Abrashi. “A kam folur me Shaqirin për atë sfidë? Jo, nuk kam folur më aq shumë për të. Por, padyshim që të dy ishim të zhgënjyer që u larguam shpejt nga Evropiani”, deklaroi mesfushori i përfaqësueses shqiptare.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











