Lajme
Abramovich shet biznesin për 1 euro
Ditë të rëndësishme për bizneset e oligarkut rus, Roman Abramovich. Pasi zyrtarizoi largimin e tij nga Chelsea, “The Times” tani raporton se ai ka shitur kompaninë e tij britanike të telekomunikacionit Truphone.
Kjo është një tjetër pengesë e madhe për Abramovich pasi, pavarësisht se kompania arriti një vlerë prej 516 milionë dollarësh në vitin 2020, ajo është shitur për shifrën simbolike 1 euro.
Roman Abramovich zotëronte 23% të Truphone pasi bëri, së bashku me Alexander Abramov dhe Alexander Frolov, një investim prej 375 milionë dollarësh. Tani, pronarët e rinj të firmës do të jenë Hakan Koc, pronar i platformës së tregtimit të makinave të përdorura Auto1 dhe Pyrros Koussios, i cili ka qenë më parë drejtor i një kompanie tjetër telekomunikacioni. Koc do të zotërojë 90% të Truphone dhe Koussios 10%, përcjell Albinfo.ch.
Si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj oligarkëve rusë, Roman Abramovich e ka parë pasurinë e tij (të vlerësuar në rreth 14 miliardë dollarë) të zvogëlohet pothuajse përgjysmë që nga fillimi i ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë, më 24 shkurt.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










