Kosova
Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën: Nëse është përfshirë në tentativën për shkarkimin tim, ka gabuar rëndë
Kreu i LDK-së thotë se do të ketë përgjegjësi nëse vërtetohet përdorimi i mekanizmave shtetërorë për të trazuar partinë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se mund t’i kuptojë të gjithë ata që, sipas bindjeve të tyre politike, janë përfshirë në procesin për shkarkimin e tij, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ai ka theksuar se situata ndryshon nëse rezulton se në këtë proces janë përdorur mekanizma shtetërorë për të destabilizuar LDK-në.
“Çdokënd që është përfshirë me bindje të drejta në procesin e shkarkimit tim mund ta kuptoj. Por, nga ajo që kam parë prej përgjimeve, nëse janë përdorur mekanizma shtetërorë për ta trazuar LDK-në, atëherë do të ketë përgjegjësi”, është shprehur Abdixhiku.
Ai ka përmendur edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke paralajmëruar se, nëse ka qenë i përfshirë në këtë proces, ka bërë një gabim të rëndë.
“Kanë gabuar rëndë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë drejtim. Nëse z. Rama është përfshirë në këtë drejtim, ai ka gabuar rëndë. E anëtarësia e LDK-së nuk e fal këtë gjë”, deklaroi Abdixhiku./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










