Kosova
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Vetëm pak javë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës (KiE), e cila pritet të mbahet këtë muaj, Gjermania dhe Franca kanë shprehur qëndrim të hapur se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të anëtarësohet në KiE, përcjell albinfo.ch.
E, për këtë qëndrim të dy shteteve mike të Kosovës, Albana Rexha nga Demokraci Plus thotë se anëtarësimi i Kosovës nuk duhet të ndërlidhet me asnjë kërkesë shtesë për Kosovën, e aq më pak me themelimin e Asociacionit.
Rexha theksoi se nuk mendon që shtetet mike të Kosovës, të cilat janë të dijeni të respektimit të të drejtave të pakicës, do të kushtëzojnë Kosovën me themelimin e Asociacionit.
Ajo po ashtu vlerëson se është lajm shumë i mirë për Kosovën dhe fuqitë perëndimore që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Vlerësoj që anëtarësimi i Kosovës nuk duhet të ndërlidhet me asnjë kërkesë shtesë për Kosovën, e aq më pak me themelimin e Asociacionit, e cila ishte kërkesë e Serbisë gjatë procesit deri tash. Nuk mendoj se shtetet mike të Kosovës, të cilat janë në dijeni të suksesit të Kosovës sa i përket respektimit të të drejtave të pakicës si dhe sistemit demokratik të qeverisjes do të kushtëzojnë Kosovën me themelim të Asociacionit.
Në anën tjetër, progresi në këto drejtime duhet të përgëzohet dhe të mbështetet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, i cili po ashtu në kornizë afatgjate do të forcojë edhe më tej mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë”, vlerësoi Rexha.
Ndërsa, analisti tjetri Emir Abrashi tha për Telegrafin se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një obligim ndërkombëtar i Kosovës, të cilin e ka ratifikuar Kuvendi i Kosovës.
Ai tha se pavarësisht se Serbia vazhdon të mos i implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, Kosovës vazhdimisht po i dalin probleme rrugës me mosimplementimin e marrëveshjeve – pikërisht për shkak të tejzgjatjes së procesit të dialogut.
“Tanimë kur Kosova është më afër se kurrë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, e sidomos kur kemi parasysh që ky është njëri nga institucionet më të rëndësishme ku Kosova ka arritur të futet në agjendën e anëtarësimit, atëherë institucionet e Kosovës nuk duhet të luajnë bixhoz me këtë temë dhe ta humbasin edhe këtë momentum, duke e rrezikuar të gjithë procesin”, tha Abrashi.
Tutje ai potencoi se Qeveria e Kosovës ka dhënë zotime se do ta themelojë Asociacionin pas anëtarësimit në KiE, prandaj siç tha ai “edhe kur kemi sinjale për bllokim nga dy shtetet më të mëdha e më të fuqishme evropiane – Gjermania dhe Franca – të cilat janë edhe aleate të Kosovës, atëherë institucionet e vendit duhet që me shumë seriozitet ta trajtojnë modalitetin e gjetjes së një zgjidhjeje të ndërmjetme. Ajo minimalisht nënkupton që do të mund të ishte fillimi i procesit të themelimit të Asociacionit, përderisa finalizimi do të mund të bëhej pas anëtarësimit me të drejta të plota në KiE”.
Hulumtuesi i politikës së jashtme tha se në të në të kaluarën Kosova humbur jashtëzakonisht shumë momentume “dhe tanimë durimi i të gjithëve po venitet”.
“Institucionet e Kosovës duhet të tregohen partner serioz e i besueshëm, nëse dëshirojnë që të shënojnë sukses në procesin e anëtarësimit në KiE dhe në organizata të tjera në të ardhmen”, tha ndër të tjera Abrashi.
Ndërkaq, një ditë më parë hartuesja e raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja greke, Dora Bakoyannis, ka theksuar se asnjë kandidati nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në këtë organizatë, shkruan telegraf.
Bakoyannis ka thënë se “për të ardhur tek opinioni pozitiv, deputetja greke ka thënë se janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, ekip të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritarë, ambasadorë, bashkiakë serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare e organizata ndërkombëtare”.
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës