Lajme
A po fillon rend i ri në Evropë?

Evropa po zgjohet ndaj nevojës së re për të mbrojtur veten, pas luftës së pamëshirshme që Rusia nisi në Ukrainën fqinje më 24 shkurt të vitit 2022. Teksa fëmijët në Lituani u rikthyen në klasa këtë vjeshtë, disa prej shkollave të tyre ishin shënjuar me ngjitëse të reja; qindra prej tyre ishin caktuar si vendstrehime për bomba.
Në Finlandë, forcat e mbrojtjes u praktikuan për të ulur avionët në autostrada. Planifikues nga vendet baltike në veri, te Rumania në jug, po shqyrtojnë me imtësi itineraret e mundshme nga ku do të kalojnë përforcimet ushtarake.
Ka plane për përforcimin e urave dhe shtimin e funksioneve ushtarake të transportit në aeroportet civile. Situata gjeopolitike në Europë ka ndryshuar drastikisht që prej zgjerimit të NATO-s në Lindje pas rënies së Perdes së Hekurt. Territori i NATO-s është zgjeruar në mënyrë drastike, çka nënkupton më shumë hapësirë për sulme të mundshme ruse e distancë më e madhe për t’u mbuluar me përforcime ushtarake, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Pas 25 vjetësh me konflikte ushtarake të luftuara jashtë, aleanca papritur duhet t’i tregojë armikut se mund t’i përgjigjet kërcënimit kudo, përgjatë kufijve të saj. Nëse përforcime të mëdha do të vinin nga Atlantiku, me nevojën për t’u zhvendosur me shpejtësi drejt lindjes, pengesat që do të paraqiteshin do të ishin të shumta e do të përfshinin: mungesën e kapaciteteve hekurudhore, rrugë që janë shumë të ngushta ose të rrëpira; informacione të pamjaftueshme mbi rrugët dhe urat; hekurudha të papërshtatshme dhe burokraci paralizuese.
Ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme transporti ose në infrastrukturë që të mundësojë lëvizjen e shpejtë të forcave të NATO-s rreth Europës. “Deutsche Bahn”, nga e cila varemi shumica prej nesh, ka mjaftueshëm hekurudha për të zhvendosur një brigadë e gjysmë në të njëjtën kohë”, thotë Ben Hodges Gjeneral, ish-komandant i ushtrisë amerikanë në Europë.
Ka sfida në kapacitete, ligjore e diplomatike që duhen luftuar para se të arrijmë nivelin e lëvizshmërisë që do të kërkonin komandantët dhe liderët tanë politikë. Finlanda, të cilën Bashkimi Sovjetik u përpoq të pushtonte gjatë Luftës së Dytë Botërore, po vë mënjanë një shumë fillestare prej 145 milionë urosh për të blinduar pjesë kritike të kufirit me Rusinë, që deri më tani ishte thjesht një vijë konceptuale në një pyll masiv.
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €