Lajme
A ka lidhje TikTok-u me Kinën, çka tha shefi i aplikacionit?
Të enjten, ligjvënësit amerikanë intervistuan shefin e rrjetit social të videove, TikTok, në lidhje me ndikimin e mundshëm kinez mbi këtë platformë. Ata thanë se videot e këtij aplikacioni po dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Dëshmia e Shou Zi Chew para Kongresit nuk ndikoi shumë për të qetësuar shqetësimet e SHBA-së për kompaninë amë me bazë në Kinë të TikTok-ut, ByteDance dhe shtoi një vrull të ri në thirrjet e ligjvënësve për të ndaluar platformën në mbarë vendin. Në mbi pesë orë dëshmi, Chew mohoi që aplikacioni ndan të dhëna ose ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze dhe tha se platforma po bën gjithçka për sigurinë e 150 milionë përdoruesve të saj amerikanë, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Chew tha se TikTok-u për më shumë se dy vjet ka “ndërtuar atë që përbën një ‘mur zjarri’ për të mbyllur të dhënat e mbrojtura të përdoruesve të SHBA-së nga qasja e personave të paautorizuar. “Përfundimi është ky: të dhënat amerikane të ruajtura në tokën amerikane, nga një kompani amerikane, e mbikëqyrur nga personeli amerikan”, tha Chew, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Ligjvënësit konsideruan se Chew shmangej në pyetjet për Kinën. Të tjerë akuzuan TikTok-un për promovimin e përmbajtjeve që inkurajojnë çrregullimet e të ngrënit te fëmijët, shitjet e paligjshme të drogës dhe shfrytëzimin seksual. “TikTok-u mund të dizajnohet për të minimizuar dëmin ndaj fëmijëve, por u mor një vendim që në mënyrë agresive fëmijët të bëhen të varur në emër të fitimeve”, tha përfaqësuesja Kathy Castor, një demokrate, në seancën dëgjimore të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











