Lajme

A e dini historinë e minutave shtesë në futboll

Historia e minutave shtesë në futboll vjen nga viti 1892, teksa po zhvillohej një ndeshje në Angli, shkruan albinfo.ch.

Në minutën e 88-të u caktua një penallti, por portieri i revoltuar protestoi, duke e gjuajtur topin shumë larg.

Në atë kohë kishte vetëm një top në fushë, ndaj pasi kaloi minuta 90, ndeshja përfundoi pa u zhvilluar penalltia.

Pas shumë protestash për ta zgjidhur këtë problem, u vendos se minutat e humbur gjatë ndeshjes duhen shtuar në fund si kohë shtesë.