Kosova
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjermani dhe fjalimit të tij në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, ka shtuar pyetjen nëse Kosova do të bëhet vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesën për qytetarët e së njëjtës gjini, përcjell albinfo.ch.
Martens në një postim në platformën X shkruan se kështu së paku ka bërë të ditur Kurti gjatë vizitës në Berlin.
“A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do t’u ofrojë qytetarëve të saj të drejtën e bashkimit civil të të njëjtës gjini? Kështu duket. Kështu së paku ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin. Çfarë do të thotë kjo…”, shkruan Martens.
Ndryshe, mediat në Kosovës raportojnë se Kurti gjatë fjalimit të tij në Bundestagun gjerman për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), tha se po punohet që në një të ardhme shumë të afërt ta kalojnë Kodin Civil në të cilin përfshihet dispozita për bashkimin civil të të njëjtit seks.
“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, citohet të ketë thënë tha Kurti, duke shtuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Will Kosovo be the world´s first country with a Muslim majority to offer its citizens the right of same sex civil unions? It seems so. This is at least what Kosovo´s Prime minister Albin Kurti has announced during his visit to Berlin. What would that mean? A 🧵⬇️ pic.twitter.com/s7aG5KySkG
— Michael Martens (@Andric1961) April 26, 2024
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër Në Gjenevë, ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton...
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës