Lajme
A do ketë evakuime civile në Afganistan pas 31 gushtit?
Në aeroportin e Kabulit gjendja e sigurisë po përkeqësohet, pas kërcënimeve për sulme terroriste. Njerëzve u bëhet thirrje të mos vijnë në aeroport. Ndërkohë pyetja shqetësuese është: a do ketë evakuime pas 31 gushtit?
Pak ditë para fundit të evakuimeve ushtarake nga aeroporti i Kabulit, gjendja duket se po ashpërsohet. Ambasada gjermane në Afganistan dhe vende të tjera kanë paralajmëruar nga rreziku i terrorit rreth aeroportit të Kabulit. “Për shkak të rrezikut të sigurisë para portave të aeroportit të Kabulit, ne i këshillojmë qytetarët amerikanë të mos vijnë në aeroport dhe të mënjanojnë portat e aeroportit”, bëri të ditur edhe ambasada amerikane natën e së enjtes, pa e konkretizuar rrezikun e sigurisë.
Qytetarët amerikanë, që ndërkohë gjenden në Abbey Gate, East Gate oder North Gate duhet ta lënë “menjëherë” këtë territor, paralajmëroi ambasada amerikane. Edhe qeveria britanike u kërkoi qytetarëve të saj të shkojnë në një vend të sigurt dhe të presin për udhëzime të tjera.
Të enjten Londra e përforcoi apelin e saj. Gjendja e kërcënimit është “shumë serioze”, tha sekretari britanik i Shtetit për forcat e armatosura, James Heappey, të mëngjesin e së enjtes, në Times Radio.
Bundeswehri kishte raportuar që të martën, se gjithnjë e më shumë atentatorë vetëvrasës të organizatës terroriste “Shteti Islamik” po lëvizin në Kabul. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden ishte shprehur pak a shumë kështu. Praktikisht përditë ka përpjekje nga dega lokale e IS-it për të sulmuar aeroportin, deklaroi ai. Milicia terroriste është “armike e deklaruar” edhe e talibanëve militantë islamistë.
Fluturimet e fundit
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, u shpreh për rritjen e presionit të kohës, sipas pikëpamjes gjermane. Hapësira kohore për evakuime, e cila nuk u konkretizua, po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, tha ministrja gjermane për televizionin ZDF, “sepse kërcënimi i sigurisë për shkak të rrezikut të atentateve terroriste po bëhet gjithnjë e më i madh për ata që do duhet të evakuohen, por edhe për ushtaret e ushtarët.”
Sipas revistës gjermane “Der Spiegel” që të enjten pritet fluturimi i fundit i evakuimit nga Bundeswehri. Të enjtën në mëngjes u nis nga Tashkenti në drejtim të Kabulit një avion i ushtrisë gjermane. Deri më tani janë evakuuar gati 5200 vetë nga Afganistani, sipas Bundeswehrit.
Mundësi civile evakuimi
Qeveria gjermane shpreson që të negociojë me talibanët radikalë-islamikë për mundësi civile të evakuimit nga Afganistani, edhe pas përfundimit të urës së shpëtimit nga ajri. Minstri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Niels Annen, (SPD) u shpreh për gazetat “Funke Mediengruppe” të enjten, se është “për të ardhur keq që nuk mund ta vazhdojmë më urën nga ajri.” Por sipas Annen, “qeveria gjermane që nga fillimi i evakuimit ka kërkuar në disa nivele për zgjidhje paralelisht me urën nga ajri.” Për këtë jemi në bisedime me talibanët në Doha dhe vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistani për të vazhduar evakuimet në bazë civile edhe pas 31 gushtit, tha ai.
SHBA ndërkohë i qëndron tërheqjes së trupave deri më 31 gusht, që nënkupton edhe fundin e fluturimeve të ushtrisë gjermane. Edhe Turqia ka filluar të tërheqë trupat nga Afganistani. Më parë ishte thënë se trupat turke do të sigurojnë aeroportin e Kabulit edhe përtej misionit të NATO-s. Nuk dihet ende saktë nëse njerëzit mund të udhëtojnë nga aeroporti i Kabulit edhe pas datës 31 gusht. Talibanët kanë siguruar, se do të mundësojnë largimin në siguri të njerëzve edhe përtej 31 gushtit, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Edhe sipas të dhënave të qeverisë gjermane, talibanët kanë premtuar se do të lejojnë largimin e afganëve pas 31 gushtit. Por realiteti do të duket pas kësaj date./DW
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











