CH-Ballkani
A do të afrohen Serbia dhe Kosova në samitin e Gjenevës?!
Që nga mbrëmja e së hënës, në Gjenevë, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit kanë punuar në dallimet e tyre. Serbia dhe Kosova kishin refuzuar të flasin në shtator
Në të vërtetë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq (48) dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, (50) vetëm pak javë më parë kanë dashur të flasin për dallimet e tyre. Një shkëmbim i mundshëm i territoreve është dashur të diskutohej: dy vendet shqyrtuan mundësinë e shkëmbimit të një rrethi në veri të Kosovës, për një territor serb në të cilin jetonin kryesisht kosovarët, shkruan “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Por, nga bisedimet e planifikuara në Brukesl nuk ndryshoi asgjë. Të dy krerët e shteteve refuzuan të ulen në një tryezë. Bile edhe te popullata, planet e shkëmbimit të tokës u pritën me pakënaqësi.
Që nga mbrëmja e së hënës, Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë tani ka shtatë krerë të shteteve dhe qeverive nga i gjithë Ballkani dhe Europa Qendrore – duke përfshirë presidentin e Kosovës, Thaçi dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq (43). Në këtë samit, vendet e Ballkanit duan të punojnë për të kapërcyer dallimet e tyre, transmeton albinfo.ch.
Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të nënshkruajnë një protokoll, që riafirmon qëllimin e tyre për të përmirësuar integrimin ekonomik dhe koordinimin në rajon.
Përveç krerëve të Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në këtë samit ndër të tjera marrin pjesë edhe ministri federal gjerman i Mbrojtjes, ministri i Jashtëm turk dhe ambasadorja zvicerane, Krystyna Marty.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










