Skip to content

Nëntë në dhjetë fëmijë nga sistemi i azilit përfundojnë filloren në klasa të rregullta në Zvicër

Të dhënat tregojnë se shumica ndjekin mësimin në klasa të rregullta, megjithëse rreth një në pesë ka nevojë për më shumë kohë për ta përfunduar shkollën fillore.

Në Zvicër, 91,9 për qind e fëmijëve nga sistemi i azilit e përfundojnë shkollën fillore në klasa të rregullta. Kështu tregon një publikim i Zyrës Federale të Statistikave, i bërë publik më 16 nëntor, përcjell albinfo.ch.

Analiza përfshin fëmijët që kanë lindur në Zvicër ose kanë ardhur në vend para moshës gjashtëvjeçare. Shumica e analizave lidhen me brezin e lindur në vitin 2015.

Sipas rezultateve, 73,4 për qind e fëmijëve nga sistemi i azilit e përfundojnë filloren brenda kohës së paraparë, krahasuar me 89 për qind të fëmijëve të tjerë.

Ndërkaq, 18,5 për qind kanë nevojë për më shumë kohë, për shkak të përsëritjes së një klase ose ndjekjes fillimisht të një klase hyrëse.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se këta fëmijë ndjekin më shpesh mësim në klasa ose shkolla të veçanta sesa bashkëmoshatarët e tjerë./Albinfo.ch