Zhvillim
Moszbatimi i ligjeve, problem për investitorët e diasporës

Moszbatimi i ligjeve konsiderohet pengesë kryesore për investimet e bashkatdhetarëve në Kosovë. Kështu deklarojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës të cilët pranojnë se ka interesim të madh të mërgimtarëve për të investuar në Kosovë, por janë disa probleme që po e stopojnë këtë.
Pronarë të disa kompanive të cilat kanë bërë investime në Kosovë tregojnë për një ambient jo edhe aq të favorshëm biznesor në vend. Njëra nga kompanitë që ka vërejtje me moszbatimin e ligjeve, është kompania “Eurofol-Kunstoffe Group GmbH” nga Siegen i Gjermanisë, e cila merret me prodhimin e stofit dhe riciklimin e plastikës, biznesin e tyre e kanë shtrirë edhe në Kosovë në qytetin e Ferizajt.
Bashkim Mustafa, pronar në këtë kompani e cila ka të punësuar 20 punëtorë, ka treguar për problemet me të cilat janë ballafaquar në Kosovë. “Kosova të vetmin problem që e ka, ka të bëjë me institucionet, me shtetin. Shteti nuk i zbaton rregullat ashtu siç janë të shkuara në letra. Sikur gjithçka të zbatohej, Kosova do të ishte një vend parajsë për biznes”, ka thënë Mustafa.
Në disa aspekte, shton Mustafa, Kosova ofron kushte më të mira për të investuar sesa në Gjermani apo në vendet tjera evropiane. Në Gjermani, ai tregon se paguajnë afër 60 për qind tatim në fitim, derisa në Kosovë është më pak se 10 për qind. Përveç kësaj përparësie që e ka Kosova, ai thotë se fuqia punëtore është shumë më e lirë në Kosovë sesa në vendet evropiane.
“Fuqia punëtore është e lirë. Në Kosovë një punëtor e paguan me një rrogë mesatare 200 deri në 400 euro. Me të njëjtën punë në Gjermani një punëtorë paguhet 3,200 euro, përfshirë taksat dhe të gjithë shërbimet tjera”, ka treguar Mustafa.
Interesimin e diasporës për të investuar në Kosovës e konfirmon për REL, Naim Dedushaj drejtor në drejtorin për investime të diasporës në Ministrin e Diasporës.
Por, edhe ai tregon, se investitorët nga diaspora problem kryesor e kanë mos zbatimin e ligjeve.
“Mos zbatimi i ligjeve ka qenë një ndër pengesat kryesore të bashkatdhetarëve që të mos vijnë të investojnë në Kosovë. Pastaj neglizhenca e zyrtarëve shtetëror, zyrtarëve komunal dhe dënimet e pa baza të kompanive, kanë qenë arsyeja që ata hezitojnë të vinë”, ka shtuar Dedushaj.
Në bazë të të dhënave që ka Ministria e Diasporës, tregon Dedushaj janë afër 1 mijë afarist të diasporës që kanë investuar në Kosovë, ku edhe janë punësuar një numër i madh i punëtorëve.
“Diaspora ka investuar në të gjitha sektorët, duke filluar nga privatizimi. Sikur privatizimi të ishte bërë në formë tjetër më të mirë, diaspora ka mundur të jetë kryesore në privatizim. Diaspora ka investuar edhe në tregti, në prodhim dhe po ashtu edhe në ndërtim”, shton ai.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?