Muzikë
Shqiptarët pushtojnë Place Bellecour në Lyon, muzika dhe tradita shqiptare në skenën e Festave Konsullore
Shoqata “Iliria” organizon një program të veçantë me muzikë, këngë, valle, kostume tradicionale dhe aktivitete për fëmijë, ndërsa në skenë do të ngjiten edhe 30 artistë nga shoqata “Dardanët” e Pontarlier.
Kultura dhe tradita shqiptare do të jenë pjesë e Festave Konsullore 2026 në Lyon, ku komuniteti shqiptar do të prezantohet me një program të veçantë artistik në Place Bellecour, transmeton albinfo.ch.
Shoqata shqiptare “Iliria” në Lyon ka njoftuar se aktiviteti do të mbahet më 26 dhe 27 shtator 2026, në kuadër të edicionit të sivjetmë të Festave Konsullore, tema e të cilave është “Përralla dhe legjenda të botës”.
Në skenën e Place Bellecour do të prezantohen këngë, valle, muzikë dhe kostume tradicionale shqiptare, duke sjellë para publikut ngjyrat dhe elementet e kulturës shqiptare.
Një nga pikat kryesore të programit do të jetë pjesëmarrja e shoqatës “Dardanët” nga Pontarlier, e cila do të udhëtojë drejt Lionit me rreth 30 artistë të moshave të ndryshme për të prezantuar një program të veçantë artistik.
Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe prezantimi i librit “Contes d’Albanie”, me autore Rina CG dhe Nathalie Carron. Përmes këtij libri, publiku do të ketë mundësi të njihet me përralla dhe tregime nga tradita shqiptare.
Organizatorët kanë parashikuar gjithashtu një hapësirë të veçantë për fëmijët, ku do të zhvillohen aktivitete krijuese të frymëzuara nga përrallat dhe legjendat shqiptare.
Aktiviteti zhvillohet me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Francë, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Francë, si dhe Konsujve të Nderit në Lyon, Denis Di Leonardo dhe Roger Forneris.
Festat Konsullore në Place Bellecour do të nisin nga ora 10:00, ndërsa organizatorët ftojnë familjet shqiptare dhe publikun e gjerë që t’i bashkohen programit.
Pjesëmarrja shqiptare synon të jetë një tjetër mundësi për promovimin e kulturës, traditës dhe trashëgimisë shqiptare para publikut në Francë, përmes muzikës, artit dhe aktiviteteve për të gjitha moshat./Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













