Kosova

Zubin-Potok: Arrestohet një i dyshuar për krime lufte

Në Zubin-Potok është arrestuar një person për krime lufte.

Sipas njoftimit, arrestimi është bërë në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin-Potok.

“R.K. është arrestuar nën dyshimn për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundëshëm të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, transmeton albinfo.ch.