Kosova

Ish-presdentja Osmani për Sejdiun: Figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e vendit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se sot, Kosova ka një emër për Presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon një përgjegjësi e tillë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka shkruar se Bekim Sejdiu është profesionist i dëshmuar, një njeri me integritet dhe një figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e Kosovës. 

“Për mua, ai është gjithashtu një bashkëpunëtor i dëshmuar, me të cilin kam pasur nderin të bashkëpunoj për 25 vite, përfshirë në kabinetin tim gjatë mandatit tim si Presidente, si dhe ta njoh nga afër përkushtimin, karakterin dhe përgjegjësinë e tij”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch.

Osmani shtoi se vendimi u takon përfaqësuesve të Republikës dhe përgjegjësia për këtë vendim është historike.

“Ta bëjmë këtë zgjedhje duke menduar për Kosovën që duam të ndërtojmë, për interesin shtetëror, për stabilitetin institucional, për fuqizimin e aleancës euroatlantike e për demokracinë”, ka shkruar ajo.