Kosova

Kurti flet për takimin me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Kurti ka deklaruar se ky takim do të mbahet sapo të merren vesh për të njëjtin, transmeton albinfo.ch.

Ai tha se shpresojnë në një marrëveshje për një emër konsensual për presidentin.

“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, tha ai.

Ndryshe, në takimin e fundit Kurti – Abdixhiku, të dy e kanë konfirmuar se për herë të parë kanë folur për emra konkretë.