Kosova
Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur të pafajshëm Glauk Konjufcën në rigjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
“I pandehuri Glauk Konjufca lirohet nga akuza”, tha gjykatësja Edita Çanta.
Konjufca akuzohej për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë një mbledhjeje në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk ishte provuar se kishte kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërsa, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën kishte arritur parashkrimi, akuza ishte refuzuar.
Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte rrëzuar vendimin e Themelores dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, në seancën e 25 tetorit 2023, gjykatësja Edita Çanta kishte bërë të ditur se Konjufcës i ishte parashkruar vepra penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, duke e ngarkuar me dy vepra penale. Sipas aktakuzës, Konjufca më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së një mbledhjeje në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, kishte hedhur gaz lotsjellës në sallë.
Në aktakuzë thuhej se si pasojë e gazit lotsjellës, pjesëmarrësit ishin detyruar të braktisnin sallën, pasi qëndrimi i tyre ishte pamundësuar nga tymi i shkaktuar nga gazi.
Ndërsa, me dispozitivin e dytë të aktakuzës, ai akuzohej se gjatë përdorimit të gazit lotsjellës kishte penguar personat zyrtarë, përfshirë kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Kadri Veselin, dhe deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, në kryerjen e detyrave zyrtare, shkruan EO.
Për këtë vepër, Konjufca akuzohej për “Pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, sipas nenit 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, e cila dënohej me burgim prej tre muajsh deri në tre vjet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













