Lajme
Tre fëmijë të familjes shqiptare kanë vdekur në SHBA si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë e tyre
Tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë dhe dy të rritur janë në gjendje kritike, pas një zjarri që përfshiu një shtëpi dykatëshe në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden.
Sipas mediave amerikane, familja është me prejardhje nga Shqipëria.
Zjarri është raportuar rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës (sipas kohës lokale në ShBA), më 26 gusht, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur brenda pak minutash dhe janë përballur me flakë të mëdha në katin e parë dhe tym në katin e dytë, raporton media amerikane “Jacksonville”, transmeton albinfo.ch.
Fqinjët kanë raportuar se personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë ndihmuar të kapnin një foshnjë dhe një të rritur, të cilët kishin dalë nga një dritare e katit të dytë teksa ekipet kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll deri në orën 05:40, por shtëpia është shkatërruar, ndërsa nga zjarri janë prekur edhe dy njësi banimi ngjitur, ka bërë të ditur shefi i zjarrfikësve.
Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim.
“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky”, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve. “Mendimet tona janë me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur, me ata që u lënduan dhe u zhvendosën, si dhe me pjesëtarët e JFRD-së që iu përgjigjën kësaj skene shkatërruese”.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










