Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtaren e Gjykatës së Apelit dhe anëtaren e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, në pozitën e zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Bytyqi ushtron detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit dhe njëkohësisht është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në pozitën e re, ajo do të ketë rol në mbështetjen e punës së kryesuesit dhe në koordinimin e çështjeve që lidhen me funksionimin e KGJK-së.
Mandati i saj në pozitën e zëvendëskryesueses fillon më 27 gusht 2026 dhe do të zgjasë tre vjet.