Kosova

Pritje deri në 20 minuta në dalje nga Kosova, ja gjendja në kufi

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se situata në pikat kufitare të Kosovës gjatë mbrëmjes së së hënës është përgjithësisht e qetë, me vonesa të shkurtra për udhëtarët.

Pritjet më të gjata janë raportuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 20 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme. Koha e pritjes për hyrje dhe dalje raportohet të jetë nga 5 deri në 10 minuta.