Kosova

Pas PDK-së e Aleancës edhe LDK-ja e refuzon ftesën e Haxhiut

Pas refuzimit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka refuzuar ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Në arsyen e dhënë, nga LDK-ja kanë thënë se nuk marrin pjesë në takim, pasi konsiderojnë se Haxhiu është vetëm një nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, teksa janë shprehur të hapur të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“LDK, nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga zonja Haxhiu, pasi që konsiderojmë se ajo është vetëm një nga deputetet e Kuvendit të Kosovës. Ne jemi të hapur të bisedojmë me kryetarin e LVV-së, z. Albin Kurti, që sa më shpejt ta zhbllokojmë situatën politike në vend, duke i ofruar Kosovës, President”, thuhet në përgjigjen e LDK-së, transmeton albinfo.ch.