Muzikë
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike
Sopranoja shqiptare ngjitet për herë të parë në skenën e Varnës, duke interpretuar kryevepra të operës botërore së bashku me artistë të njohur ndërkombëtarë
Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka debutuar për herë të parë në Festivalin Veror të Operës në Varna të Bullgarisë, duke dhuruar një mbrëmje gala me disa nga veprat më të njohura të repertorit operistik botëror, transmeton albinfo.ch.
Në koncertin e mbajtur në Summer Theatre të Varnës, Jaho u ngjit në skenë së bashku me dirigjentin Jakopo Sipari di Pescasseroli, violinisten Abigeila Voshtina dhe Orkestrën e Operës Shtetërore të Varnës, në një program që përfshinte vepra të kompozitorëve të mëdhenj si Puccini, Verdi, Cilea, Beethoven, John Williams dhe të tjerë.
Përmes një mesazhi publik, artistja shqiptare e cilësoi këtë debutim si një moment të veçantë në karrierën e saj.
“Është një gëzim i jashtëzakonshëm të këndoj sonte për herë të parë në Varna, një qytet me një frymë të pasur kulturore dhe një traditë të mrekullueshme operistike. Nuk mund ta imagjinoja një debutim më kuptimplotë sesa ta ndaja skenën me dy miq të dashur dhe artistë të jashtëzakonshëm,” shkroi Jaho.
Ajo theksoi se muzika ka fuqinë të bashkojë njerëzit përtej gjuhëve dhe kufijve, duke shprehur dëshirën që mbrëmja të jetë një festë e artit, miqësisë dhe ëndrrave të përbashkëta.
Debutimi i Ermonela Jahos në Festivalin Veror të Varnës përbën një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të sopranos shqiptare, e cila vazhdon të përfaqësojë denjësisht artin shqiptar në skenat më prestigjioze të botës./Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto









