Lajme
Oficeri i FSK-së në SHBA nderohet me dy çmime në kursin e Ushtrisë Amerikane
Nëntoger Kushtrim Fazliu u vlerësua si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike dhe për aftësi të jashtëzakonshme fizike.
Nëntoger Kushtrim Fazliu, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake Engineer Basic Officer Leader Course (EBOLC), një nga programet profesionale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillimin e oficerëve të inxhinierisë ushtarake.
Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit trajnohen në udhëheqje, planifikim dhe zbatim të operacioneve të inxhinierisë luftarake, ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse dhe komandimin e njësive në mjedise komplekse operacionale.
Për shkak të rezultateve të shkëlqyera gjatë kursit, nënteger Fazliu është nderuar me dy çmime të rëndësishme: Distinguished Honor Graduate, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, dhe Iron Man Award, për performancën e lartë fizike.
Ky vlerësim konsiderohet një sukses i rëndësishëm për oficerin e FSK-së dhe një dëshmi e nivelit të profesionalizmit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në programet ndërkombëtare ushtarake.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










